“Luajta me gjilpëra dhe humba Europianin për ju”, Uzuni ndahet me tifozët: Mora një vendim për familjen time, do të jem gjithmonë ushtari juaj

Myrto Uzuni është larguar zyrtarisht nga Granada. Sulmuesi shqiptar është prezantuar sot si lojtari më i ri i Austinit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lojtari nga Berati është përshëndetur me tifozët e Granadës përmes një postimi në llogarinë e tij në “Instagram”. Uzuni ka treguar të gjitha sakrificat dhe arritjet që ka bërë te Granada, të cilën do të mbajë gjithmonë në zemrën e tij.

“Të dashur tifozë të Granadës, sot ju them lamtumirë. Ky çast erdhi me lot në sy pas tre viteve të paharrueshme. Faleminderit të gjithë shokëve të ekipit, trajnerëve, njeriut që përgatit fanellat, vajzave të kuzhinës, njerëzve që punojnë fort dhe nuk paraqiten në televisor oër të ndarë momentet e triumfit dhe të humbjeve, të cilat më kanë shenjëuar përgjithmonë.

Erdhë në vitin 2022, përjetuam një rënie nga kategoria që më bëri më të fortë dhe në 2023-shin arrita versionin tim më të mirë, duke fituar Piçiçin me 23 gola dhe titullin kampion. Në vitin 2024, megjithëse shënova 11 gola, nuk ishin mjaftueshëm për të shpëtuar ekipin. Luajta i dëmtuar me gjilpëra në çdo ndeshje dhe humba Euro 2024-n, sepse ndjeja peshën e mbështetjes suaj dhe dhashë gjithçka për këtë fanellë.

Sot më duhet të marr një vendim të vështirë për familjen time. Largohem nga ky klub me krenari, duke qenë golashënuesi më i mirë i huaj në historinë tuaj (49 gola, 8 asiste në 106 ndeshje). Nuk do ta harroj kurrë mbështetjen tuaj, sidomos të “Curva Sur”. Shpresoj që kjo të jetë një ‘shihemi më vonë’ dhe jo një lamtumirë përfundimtare. Deri sa këta njerëz të mos jenë më në klub, sepse Granada meriton të jetë gjithmonë në La Liga. Zemra ime do të jetë gjithmonë bardhekuqe. Të dua, Granada ime. Gjithmonë ushtari juaj”, ka shkruar Myrto Uzuni./Sport Ekspres/