Fiorentina pësoi një tjetër humbje të dhimbshme, këtë herë në San Siro, ku Milani fitoi 2-1. Edhe pse rezultati mund të mos duket dramatik, ajo që i shqetëson tifozët e Violas është përshtypja e lojës, sepse skuadra e Stefan Piolit dukej e ngurtë, e ngadaltë dhe pa zgjidhje të vërteta në sulm. Për më tepër, trajneri pati momente nervoze pas ndeshjes në San Siro me legjendën e Fiorentinës, Luca Toni, i cili punon si prezantues i DAZN.
Toni, drejtpërdrejt në DAZN, e pyeti trajnerin se çfarë nuk shkonte me këtë skuadër. Në përgjigje, Pioli deklaroi me zemërim: “Luca, a i shikon ndeshjet apo jo? Nuk mund ta reduktosh gjithçka në ‘nëse fitojmë, jemi të shkëlqyer, dhe nëse humbasim, jemi të këqij’”.
Pastaj shtoi: “Dhe mos fol për problemet në dhomën e zhveshjes, sepse nuk ka asnjë.” Në atë moment, Toni e mbrojti veten: “Nuk e kam thënë kurrë këtë.” Dhe Pioli shtoi: “Të kam dëgjuar më parë, por le të vazhdojmë më tej.”
“Një nga arsyet pse jam i zhgënjyer është se Fiorentina investoi kaq shumë tek unë, por për fat të keq nuk po marrim rezultate dhe duhet të përpiqemi më mirë”, shtoi Pioli. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/