Luis Enrike i del në mbrojtje portierit: Edhe Donarumën e vratë me kritika për 4 vite

Zëvendësuesi i Donarumës është përballur me kritika së fundmi. Por Luis Enrikja i ka dalë në mbrojtje gjatë konferencës së sotme për shtyp. Trajneri i PSG-së i ka kujtuar gazetarëve se të njëjtën sjellje e kanë pasur më parë edhe ndaj Donarumës, të cilin sipas tij për 4 vite e kanë vrarë sportivisht Donarumën me kritika.

“Mendoj se nuk ju kujtohet sa shumë vite e kritikuat Xhanluixhi Donarumën. Në 4 vitet e fundit, ju (media) efektivisht e keni vrarë atë sportivisht. Madje unë as nuk kam qenë trajner i PSG-së atëherë, por më kujtohet që kam dëgjuar shumë kriticizëm për Donarumën.

Kur je portier në një klub si PSG-ja, duhet jetosh me kritikat. Ajo që mund të then për Shevalierin është se më pëlqen personaliteti dhe niveli i tij si lojtar. Kemi shumë besim se ao do të jetë një lojtar i rëndësishëm i PSG-së për shumë vite”, ka deklaruar Luis Enrikja./Sport Ekspres/