Makina me targa të Beogradit që flasin shqip po qarkullojnë në Tiranë, çfarë po ndodh para Shqipëri-Serbi? 

Jemi vetëm një ditë afër ndeshjes, derbi të madh të Ballkanit, Shqipëri-Serbi. E gjithë vëmendja është në Air Albania, për të parë një ndeshje e cila është më shumë sesa futboll dhe tensioni është në ajër. Gjithashtu kanë qarkulluar lajmi se serbët mund të kenë disa të infiltruar shqiptarë në stadium për të sjellë një problem të madh dhe për t’u hakmarrë për ndeshjen e Beogradit. Një skenar i serbëve që nuk do të ishte cudi pasi e kaluara e tyre na e tregon një gjë të tillë. Por cfarë po ndodh në Tiranë? Gazetarja Klodiana Bufi, e ftuar në emisionin Koha Shtesë ka shtuar më tepër dyshimet duke thënë se shumë targa Beogradi po qarkullojnë në Tiranë në orët e fundit dhe për cudi, disa prej atyre që i zotërojnë këto automjete flasin shqip. (Intervistë e plot e ndiqni më poshtë)   

“Në Serbi nuk ka asnjë trajner shqiptar apo lojtar shqiptar, e kundërta ndodh në Shqipëri, ka lojtar serb dhe trajner serb, ne jemi më shumë tolerant. Ka prani të targave serbe shumë në Tiranë, sidomos targave të Beogradit. Më rastësi dhe mua personalisht, kisha një lloj “konflikti”. Më kishin bllokuar makinën, ishte dikush me targa Beogradi para, në fillim personi më fliste anglisht dhe në momentin që i thashë: “Nxito, duhet të kaloj”, më foli shqip. Me targa të Beogradit dhe foli shqip pastaj. Kjo dhe mund të thotë dicka ose dhe nuk ka të bëj, mund të jetë edhe në kuadër të turizmit apo dickaje tjetër jashtë ndeshjes pasi tifozë serbë nuk do të ketë në Air Albania. Cdo gjë mund të pritet, edhe vetë Duka e pranoi që është një ndeshje me tension”, tha Klodiana. /Sport Ekspres/