Sokol Kushta ishte i ftuar në emisionin “Mega Sport” që transmetohet në “A2 CNN”. Legjenda e futbollit shqiptar ka prekur edhe temën e talenteve të vitit, një çmim që do të jepet në mbrëmjen gala të organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit. Aty Kushta ka veçuar Arifin e Teutës dhe njëkohësisht Maksutin e Flamurtarit.
“Ergis Arifi, nëse ndjek Superioren, e shikon se çfarë diference ka me moshën e tij. Ka një vit e ca që luan te Teuta dhe është super futbollist. Unë shikoj vlerat e tij, luan te Teuta që është pjesë e vendit të katërt apo të pestë.
Ai është shumë i mirë si lojtar dhe ka diferencë mes të tjerëve në atë grupmoshë. Erald Maksuti? është më i miri i të gjithëve te Flamurtari. është si të them, në fshatin e qorrave ka një sy. Nëse Flamurtari do të ishte më i mirë apo Maksuti do të ishte në një ekip tjetër, do të ishte akoma më lart”, tha Kushta. /Sport Ekspres/