Italia mbetet sërish jashtë Kampionatit Botëror. “Mallkimi” vazhdon për “axurrët”, teksa ky është edicioni i 3-të radhazi që italianët nuk do të marrin pjesë. Skuadra e drejtuar nga Gatuzoja u eleminua mbrëmjen e sotme nga Bosnje Hercegovina në finale të “play off”-it.
Kini kaloi në epërsi të kaltrit që në minutën e 15, por më pas loja mori një rrjedhë tjetër për Italinë. Bastoni u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 41-të, duke lënë kështu ekipin me një lojtar më pak në një ndeshje kaq të rëndësishme. Bosnja arriti ta shfrytëzonte me sukses epërsinë numerike dhe barazoi shifrat me anë të TabKoviçit në minutën e 79. Ndeshja më pas shkoi në shtesa, ku rezultati mbeti po i njëjtë. Fituesi u vendos nga ruleta e penallive, ku boshnjakët u treguan më të saktë dhe siguruan kualifikimin në Kupën e Botës 2026./Sport Ekspres/