Mamaja e shqetësuar se djali po bën jetë të shfrenuar, Yamal porosit 12 prostituta për datëlindje

Ylli i ri i Barcelonës, Lamine Yamal, është gati të mbushë 18 vjeç dhe ka kohë që është bërë bujë në Spanjë, veçanërisht për gjëra jashtë futbollit. Së pari, ai ishte në qendër të vëmendjes për shkak të një të dashure shumë më të madhe me të cilën ishte në bregdet, dhe më pas për shkak se organizoi një festë të madhe këtë fundjavë (ditëlindja e tij është të dielën, më 13) që nënës së tij nuk i pëlqeu.

Festimi do të zhvillohet në një jaht luksoz dhe do të marrin pjesë shumë njerëz të famshëm. Megjithatë, ditët e fundit disa kanë pohuar në televizionin spanjoll se i riu planifikonte të rekrutonte 12 prostituta për eventin, ku atyre do t’u ndalohej të përdornin telefona celularë ose të bënin komente të mëtejshme rreth asaj që panë.

Kjo shkaktoi mërzitje nga nëna e tij, Sheila Ebanës. Leticia Requejo shpjegoi në emisionin ‘TardeAr’ se nëna e Lamine Yamal është e shqetësuar për stilin e jetës së djalit të saj dhe pasojat që mund të ketë në të ardhmen e tij.

“Ajo është e shkatërruar. Është shumë e shqetësuar dhe e mërzitur për gjithçka që po ndodh. Ajo nuk e gjen aspak qesharake festën që ai po organizon për nder të ditëlindjes së tij të 18-të dhe madje i ka kërkuar atij të rishqyrtojë atë që po organizon. Nëna e tij po përpiqet t’i bëjë presion Lamines që të qetësojë këtë ritëm frenetik jashtë fushës, veçanërisht këtë lloj feste që do të përfundojë në gazeta”, thuhet në raportim. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/