Mançester Junajtedi është kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Europës. “Djajtë e kuq” kanë siguruar kalimin më tej pas një ndeshjeje të çmendur në “Old Treford”. Koha e rregullt përfundoi në baraspeshë 2-2 pas golave të shënuar nga Ugarte (10′) dhe Daloti (45+1′) për anglezët dhe Toliso (71′) e Taliafiko (77′) për Lionin.
Francezët kthyen rezultatin me dy golat e shënuar nga Çerki në minutën e 104-t dhe nga Lakazet në të 109-n. Por kur dukej se kualifikimi ishte thuajse i sigurt për Lionin, ndodhi ajo që më pak pritej. Mançesteri përmbysi rezultatin në minutat e fundit të ndeshjes. Fernandezi (114′ p.), Maino (119′) dhe në fund Harri Meguajeri (120+1′) vulosën shifrat përfundimtare në 5-4. Një ndeshje të cilën lojtarët dhe tifozët e Mançester Junajtedit do ta mbajnë mend gjatë./Sport Ekspres/