Federiko Valverde shpëtoi Realin e Madridit nga humbja mbrëmjen e sotme. Sulmuesi spanjoll shënjoi një gol të mrekullueshëm në minutën e 79 kundër Mançester Sitit, duke fiksuar shifrat në 3-3. Valverde ka thënë pas përfundimit të ndeshjes për “Movistar” se ky barazim i kujton vitin e shkuar, kur Siti ia doli t’i eliminonte dhe më pas të fitonte për të parën herë në histori Ligën e Kampionëve.
“Goli na jep pak kurajo për ndeshjen e kthimit. Një barazim na duket si në vitin e shkuar, duket si të ishte një humbje. Publiku na shoqëroi në çdo minuta, të gjithë shkuar në të njëjtin krahë dhe të gjithë luftuam për të njëjtin objektiv. Momentet e këqija gjatë ndeshjes? Duhet t’i përdorim për hakmarrje dhe me uri për të kaluar më tej. Barazimi është për të dy ekipet, që të dy kemi bërë një ndeshje të shkëlqyer”, ka thënë Federiko Valverde./Halit Delibashi-Sport Ekspres/