Manchester City rikthehet në nivelin që i takon, shtyp kundërshtarin me 6 gola dhe kap zonën e Champions-it

Pas një periudhë krize, Manchester City është kthyer në nivelin që i takon. “Qytetarët” kanë marrë një fitore të thellë mbrëmjen e sotme. Ekipi i drejtuar nga Guardiola ka shtypur Ipswich-in me rezultatin 0-6.

Golat u shënuan nga Foden-i (27’, 42’), Kovacic-i (30’), Doku (49’), Haaland-i (57’) dhe Mcatee (69’). Me këtë fitore City shkon në kuotën e 38 pikëve. Tashmë “qytetarët” ngjiten në zonën Champions, duke dhënë kështu sinjale pozitive për pjesën e mbetur të sezonit./Sport Ekspres/