Manchester United është në shok! As Ruben Amorim nuk e ka idenë sesi do të dalë nga gjendja, humb edhe ndaj Brighton

Manchester United është në shok të plotë. Në Angli menduan se pas ardhjes së Ruben Amorim, situata do të ndryshonte tërësisht te “djajtë e kuq”. Por nuk është kështu, kjo skuadër po vazhdon të marrë rezultate negative.

Sot Manchester United ka humbur në shtëpi nga Brighton në shifrat 1-3. Mintey do të shënonte në minutën e 5 për miqtë, ndërsa Fernadnes barazoi nga penalltia. Kështu u mbyll pjesa e parë, ndërsa në të dytën, Joao Pedro shënoi menjëherë, por goli iu anulua nga VAR. Megjithatë 7 minuta më vonë miqtë shënuan sërish me Mitoma dhe këtë herë goli ishte i rregullt. Ndërkohë në minutën e 76, Rutter, vulosi fatin e takimit, 1-3. Pas këtij takimi, Manchester United mban vendin e 13 me 26 pikë në renditje, shumë larg Europës. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/