Maqedonia e Veriut vesh fanellën më të paprecedentë në historinë e futbollit, shkruhet…Koçani 16.03.2025

Siç dihet, në futbollin e Kombëtareve nuk ka emblema sponsorizuese në pjesën e përparme të fanellave, siç ndodh me klubet. Dhe rregullat gjithashtu kërkojnë që mbiemri ose emri i lojtarit të shkruhet në anën e pasme përveç numrit, dhe kur bëhet fjalë për Maqedoninë e Veriut, UEFA vendosi të bëjë një përjashtim.

Kështu, në dy ndeshjet e para të kualifikimit për Botërorin 2026, maqedonasit do të luajnë me fanella të veçanta dhe të paprecedentë në botën e futbollit. Fanellat do të mbizotërojnë me ngjyrën e zezë, ndërsa në anën e pasme do të shkruhet Koçani me datën 16. 03. 2025, që është kujtim i tragjedisë së madhe në atë qytet. Kujtojmë se zjarri në një lokal nate në Koçan i mori jetën 59 personave. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/