Marash Kumbulla ka zbritur në fushë për herë të parë pas dëmtimit mjaft të vështirë që pësoi. Mbrojtësi shqiptar debutoi me fanellën e Sasuolos mbrëmjen e sotme, por momenti i shumëpritur për të erdhi në një nga mbrëmjet më të zeza për klubin.
Jeshilzinjtë janë mposhtur me shifrat e thella 1-6 nga Napoli. Të kaltrit kanë shfaqur sot një fytyrë tjetër nën drejtimin e trajnerit të ri, duke dhënë sinjale të rëndësishme në Serinë A. Në këtë përballje gjeti rrugën e rrjetës edhe Amir Rrahmani, i cili nisi serinë e golave për Napolin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/