Marash Kumbulla debuton dhe bën super paraqitje, në Spanjë nuk i gjejnë dot…fytyrën!

Marash Kumbulla ka debutuar menjëherë në mbrëmjen e djeshme te Espanjoli. Mbrojtësi shqiptar luajti 90 minuta kundër Sociedad, në humbjen 0-1. Paraqitja e Marashit ishte shumë positive dhe ka marrë të gjitha vlerësimet e tifozëve dhe mediave spanjolle.

Vetëm pak orë para ndeshjes Kumbulla u regjistrua zyrtarisht në La Liga dhe kishte mundësinë që të luante me Espanjolin. Kjo duket se ka kapur papritur edhe televizionet në Spanjë në momentin kur dhanë formacionin e Espanjolit, nuk gjetën dot fytyrën e mbrojtësit shqiptar në ilustrim. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/