Marash Kumbulla i reziston yjeve të Realit, Espanjoli bën befasinë dhe mund madrilenët

Espanjoli ka befasuar Realin e Madridit mbrëmjen e sotme. Bardheblutë kanë mposhtur kryesuesit e La Ligës me rezultatin minimal 1-0. Marash Kumbulla së bashku me pjesën tjetër të repartit të mbrojtjes i ka rezistuar me sukses yjeve të klubit madrilen. Espanjoli mbajti rrjetën të paprekur përgjatë gjithë ndeshjes, ndërsa në minutën e 85 festoi golin e fitores.

Ishte Romero ai që e dërgoi topin në rrjetë dhe i dha tre pikë mjaft të vyera bardhebluve. Ndërkohë, Reali i Madridit tashmë mbetet vetëm një pikë larg Atletikos së vendit të dytë. Gjithashtu, Barcelona ka shansin e artë që të ngushtojë distancën në vetëm 5 pikë me ekipin madrilen./Sport Ekspres/