Marash Kumbulla shton ritmin në stërvitje për t’u mos larguar nga Roma, në Itali: E ka të kot, De Rossi e ka ndarë mendjen

Marash Kumbulla po bën gjithçka në stërvitjet e fundit për të ndryshuar mendjen e De Rossit. Mbrojtësi shqiptar kërkon që të kthejë historinë dhe të ketë shenjën e tij te Roma, teksa fati nuk ka qenë me të te kryeqytetasit deri tani.

Por në Itali janë të bindur se këto janë përpjekje të dëshpëruara. Sipas mediave italiane, pavarësisht këtij ritmi të shtuar nga Kumbulla, De Rossi e ka ndarë mendjen dhe nuk e planifikon shqiptarin për sezonin e ardhshëm. /Sport Ekspres/