Marash Kumbullës i mbyllet edhe një tjetër derë në Spanjë, nuk e blejnë dhe e kthejnë te Roma

Dikur te Verona ishte jo vetëm mbrojtësi më i talentuar i ekipit, por konsiderohej si një nga lojtarët me të ardhmen më të madhe në Serie A sa i përket prapavijës. Por një lëvizje mund të shënojë karrierën si për mirë ashtu edhe për keq dhe ky ishte saktësisht rasti i Marash Kumbullës.

Pasi kaloi te Roma, hapat mbrapa filluan për të dhe ishin të një niveli shumë të frikshëm. Një huazim te Espanjoli dhe një tjetër te Mallorca, por në të dyja rastet, skuadrat nuk preferuan që ta blinin shqiptarin. Në këtë sezon Kumbulla u huazua me të drejtë blerje nga Mallorca për shifrën e 8 milionë eurove. Megjithatë edhe në këtë aventurë gjërat nuk shkuan si Kumbulla priste për shkakun e dëmtimeve dhe zgjedhjeve teknike të ndryshme të trajnerit.

Sipas asaj që mësojnë mediat spanjolle, Mallorca nuk do të zbatojë blerjen e Kumbullës dhe do ta kthejnë lojtarin te Roma në fundin e sezonit pasi investimi i 8 milionë eurove për të duket i tepërt. /Sport Ekspres/