“Maratonën e mbyllëm të parët”, Tetova kërkon maksimumin: Tani dua Kupën dhe kampionatin, i pres edhe tifozët e Tiranës në finale

Pak minuta më parë është mbyllur java e fundit e Superiores. Tirana ka fituar me shifrat 0-3 ndaj Egnatias, me golat e realizuar nga Abazaj dhe dopieta e Patrik. Por kjo ishte fitorja më e hidhur për bardheblutë që e shohin veten jashtë Final Four. Kjo pasi në krahun tjetër Skënderbeu ka shkatërruar Vllazninë 1-4 dhe për këtë arsye janë korçarët që marrin vendin e katërt. Një fitores spektakolare me 4 gola ka bërë edhe Partizani, ndërsa Laçi ka fituar kundër Kukësit, 2-0.

Tetova (Egnatia): “Nuk të vjen mirë për rezultatin. Na duhet mobilizim. Është e vërtetë që lamë 3-4 lojtarë pushim, por duhet të ishim më mirë në organizmin e ndeshjes. Nuk kam preferencë në short, janë ndeshje finale. Janë ndeshje të forta. Kushdo ekip të jetë, do të jetë ndeshje finale. Rrotacioni ishte vetëm për të pushuar lojtarët. Nuk jam dakort që tempi të bjerë. Na duhet vazhdimësi. Tani do të fokusohemi te Kupa. Në pjesën e maratonës kemi dalë të parët. Tani kërkoj Kupën që të bëhet e dyta dhe pastaj kampionatin që të bëhen tre. A i pres tifozët e Tiranës në finale? Pse jo? Një support më tepër do të ishte”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/