Teuta ka arritur që të fitojë me shifrat 2-0 ndaj Skënderbeut në ndeshjen e vlefshme për 1/8 e Kupës së Shqipërisë. Ky takim mund të thuhet se u vendos nga episodi i minutës së 41. Marco Alia, portieri i Skënderbeut u tregua tërësisht i pakujdesshëm duke u ndëshkuar me karton të kuq në minutën e 41.
Kjo do të sillte tërbimin e trajnerit Gozdenovic që e kuptoi më së miri se ekuilibrat e takimit do të prisheshin. Daci realizoi golin e parë në minutën e 49 dhe më pas Arifi në të 56, do të vendoste rezultatin 2-0, duke kaluar më tej Teutën. /Sport Ekspres/