Mario Mitaj ka lënë pas periudhën e vështirë te Al Ittihad dhe është rikthyer sërish në formën më të mirë të mundshme. Me francezin Blanc, mbrojtësi shqiptar po ngelte jashtë në kohët e fundit për shkak të numrit të kufizuar të lojtarëve të huaj në ekip. Duke parë yjet e ndryshme që vinin nga Premier League dhe Europa, për shkak të CV së tyre, Mitaj ishte më lehtë i sakrifikuari.
Por me ardhjen e Conceicao-s te Al Ittihad, ish-trajnerit të Milanit, Mitaj është rikthyer në nivelet më të larta të futbollit. Të gjithë te Al Ittihad kanë përgëzuar super performancën e Mitajt në fitoren 1-2 të Al Ittihad ndaj Al Nasr në transfertë. Kundër Al Nassr të Sadio Mane, Kristiano Ronaldo, Joao Felix dhe Kingsley Coman, Mitaj ishte më i miri në fushë. Madje Kingsley Coman që ishte në krahun e Mitajt, doli si sulmuesi më i dobët te Al Nasrr pasi Mitaj i fitoi të gjitha duelet më të.
Shqiptari ishte fantastik në të gjitha aspektet, madje dha edhe asistin e golit të fitores. Al Ittihad luajti me 10 lojtarë që nga minuta e 49 pas një kartoni të kuq, por sërish arriti që në fund të fitonte. Por ajo që vlen të theksohet është një rol i ri për Mario Mitajn me ardhjen e Conceicaos.
Ai pasim i mrekullueshëm i Mitajt te goli i dytë kundër Al Nasrr u tentua tre herë për shkak të këtij roli të ri. Nëse të gjithë jeni kurioz se çfarë mund të bënte Mitaj në rolin e Nedim Bajramit te Kombëtarja, tani e keni një pamje më të qartë, do të shkëlqente.
Sipas analistëve në Arabinë Saudite, Conceicao fitoi kundër Al Nasrr me befasinë që quhej Mario Mitaj. Kjo pasi shqiptari u spostua më përpara në krahë, si të ishte një sulmues, duke krijuar shumë kaos në mbrojtjen e Al Nasrr që nuk e priste një lëvizje të tillë. Për më tepër me përdorimin e zgjuar të topin dhe pasimet tërësisht të papritura të shqiptarit, Al Nasrr kapej në befasinë e plot duke mos ditur që të reagonin. Pra sa herë që Al Ittihad kishte topin, Mitaj shtyhej në rolin e një sulmuesi të plot në krahë te Al Ittihad duke qenë lëvizja që Coneciao bëri Shah Mat. /Sport Ekspres/