Mario Mitaj ka debutuar sot për herë të parë në kampionatin arab. Pas paraqitjes pozitive në Kupën e Mbretit, mbrojtësi shqiptar ka bindur trajnerin për një vend titullari edhe në kampionat. Mitaj ka hyrë nga minuta e parë në fushë përkrahë Kantesë në rolin e mesfushorit shkatërrues.
Al Ittihad-i ka fituar me rezultatin e thellë 4-1 përballë Al Khaleej-it, duke marrë tre pikë mjaft të vlefshme. Me këtë fitore, klubi verdhezi është ngjitur në krye të renditjes në ligën elitare të Arabisë Saudite. Al Ittihad-i ka grumbulluar gjithsej 12 pikë në 5 javët e para të kampionatit, po aq sa Al Hilali. Megjithatë, këta të fundit kanë një ndeshje më tepër për të zhvilluar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/