Mario Mitaj mund të bëhet shok skuadre me Kante dhe Benzema, tani e kërkojnë në Arabinë Saudite

Mario Mitaj mund të kalojë në Arabinë Saudite, ky është lajmi që vjen nga mediat në Rusi. Është skuadra e Al Itthihad që mund të nënshkruajë me mbrojtësin shqiptar. Në këtë ekip gjenden shumë lojtarë të njohur europian si Kante dhe Benzema.

Juventusi ka shfaqur interesim nga ana tjetër, por ajo që e mban peng kalimin është shifra e vendosur prej 7 milionë eurosh. Një shifër që nga ana tjetër për Al Ittihad nuk shkakton asnjë problem për të mbyllur marrëveshjen. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/