Mario Mitaj është lojtari që ka befasuar jo pak tifozët shqiptarë. Vetëm 20 vjeç, por me një siguri veterani në fushë. Krahu i majtë i mbrojtjes duket i sigurt edhe për shumë vite në të ardhmen. Të paktë kështu nënkuptohet edhe nga statistikat e nxjerra nga “CIES”. Instituti Botëror për statistika ka përpiluar një listë me futbollistët që pritet të jenë kampionët e së ardhmes.
Në mesin e lojtarëve më të mirë nën 20 vjeç në krahun e majtë të mbrojtjes gjendet edhe emri i Mario Mitajt. Mbrojtësi shkodran renditet i 14-i në listën me 30 lojtarë. Renditja është bazuar në paraqitjet e bëra nga futbollistët në vitin e fundit. Këtu përfshihen si ndeshjet me klubet, ashtu edhe ato me Kombëtaren./Halit Delibashi-Sport Ekspres/