Messi u largua nga Barcelona në verën e vitit 2021, që ishte tronditja më e madhe në botën e futbollit. Pritej që ai të vazhdonte kontratën dhe të qëndronte, por në fund kjo nuk ndodhi dhe ai shkoi te PSG.
Joan Laporta më pas mbajti një konferencë lamtumire për Messin dhe tha se klubi nuk mund ta vazhdonte kontratën për shkak të problemeve financiare dhe se ata bënë të pamundurën për vazhdimin e bashkëpunimit.
Lajmi se ai duhej të gjente një klub të ri ishte një tronditje e pabesueshme për Messin, sepse ai kishte zgjidhur më parë gjithçka me Barçën në lidhje me zgjatjen e kontratës.
Messi nuk do të kthehet më kurrë te Barcelona, të paktën jo derisa Joan Laporta të jetë president. Madje kishte spekulime se Barcelona mund të organizonte një ndeshje në nder të argjentinasit kur ai të kthehej në Camp Nou, por edhe kj oide ra poshtë.
Messi e ka bërë të qartë se nuk dëshiron të ketë asnjë lidhje me Barcelonën për momentin për shkak të njerëzve që drejtojnë klubin, dhe në radhë të parë i referohet Laportës. /Sport Ekspres/