Marvin Çuni shënon gol në Itali, sulmuesi shqiptar nuk i mjafton Frozinones për të marrë fitoren

Marvin Çuni ka gjetur rrugën e rrjetës mbrëmjen e sotme përballë Specias. Sulmuesi shqiptar shënoi golin e vetëm të Frozinones në pjesën e parë të takimit. Çuni i dha epërsinë skuadrës së tij në minutën e 38, por goli i tij nuk mjaftoi për të nxjerrë verdheblutë me pikë nga kjo transfertë.

Specia përmbysi shifrat në pjesën e dytë të lojës. Fillimisht ishte Esposito ai që në minutën e 75 riktheu baraspeshën, ndërsa për përmbysjen do të mendonte Aurelio. Ky i fundit ndëshkoi Frozinonen në minutën 90 dhe i fiksoi shifrat përfundimtare në 2-1 për Specian./Halit Delibashi-Sport Ekspres/