Pioli kaloi një aventurë te Milani mes shumë ulje-ngritjesh, por padyshim që kuqezinjtë në vitet e fundit të vetmen arritje që e kanë është pikërisht nga ky trajner. Pioli shkoi për të përshëndetur edhe trajnerin e ri të Milanit, duke i dhënë sadopak këshilla përpara debutimit të tij me Juventusin. Një histori deri diku qesharake është pika se ku Pioli e kuptoi se lojtarët nuk po e ndiqnin më. Pavarësisht se mbajti fjalimin motivues më emocionues në karrierën e tij, futbollistët hynë në fushë dhe humbën.
“Kur e kuptova që mbaroi te Milani? Ishte një moment specifik: ndeshja e kthimit e çerekfinaleve të Europa League, Roma-Milan, në Olimpico. Në ndeshjen e parë kishim humbur 1-0. Në dhomën e zhveshjes, para ndeshjes, mbajta një fjalim motivues dhe shumë emocionues, një nga më të gjatët dhe më të përzemërt që kisha bërë ndonjëherë. Isha i sigurt se do të kaloja Romën. Në vend të kësaj, asgjë nuk i erdhi skuadrës dhe bëri pak në fushë. Aty kuptova se ajo që dhashë nuk mjaftonte më. Empatia kishte shkuar keq. Keqardhje apo pendim? Asnjë. Për mua, ka vetëm një matës për të vlerësuar një aventurë profesionale: të vlerësoj ekipin ashtu siç e gjeta dhe siç e lashë. Gjithçka që ndodhi në mes, e mira dhe e keqe, është pjesë e rrugëtimit dhe duhet pranuar”, tha Pioli. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/