“Mbapeja punon si qen për ekipin”, Bellinhemi i thur elozhe: E morëm direkt pasi fituam Champions-in, ky është mentaliteti i Realit

Uria e Realit të Madridit nuk përfundoi me fitimin e Ligës së Kampionëve. Gjigantët spanjollë fituan mbrëmjen e djeshme Super Kupën e UEFA-s. Protagonist ishte edhe Kilian Mbapeja, i cili debutoi me gol me fanellën e Realit. Bellinghemi i ka thurur elozhe sulmuesit francez, teksa ka thënë për “CBS Sports” se ky lloj transferimi tregon më së miri mentalitetin e Realit.

“Ai tregon qëllimin dhe mentalitetin e ekipit. Menjëherë pasi fiton trofeun më të rëndësishëm që ekziston, shkon e merr një lojtar si ai. Ky është përkufizimi i Real Madridit, ky llojntransferimi”, ka deklaruar Xhud Bellinghemi.

Ndërkohë, mesfushori anglez, në intervistën e dhënë për “TNT Sports” ka vlerësuar së tepërmi edhe lojën në ekip të Kilian Mbaoesë. “Ai është brilant, është shumë is mprehtë. La shumë cilësi teknike dhe është një shok skuadre i shkëlqyer gjithashtu. Nuk mbështetet vetëm te aftësitë e tij, por punon si një qen për ekipin”, ka thënë Xhud Bellinghemi./Sport Ekspres/