Nejmari ka folur pa doreza në një intervistë me Romarion. Braziliani ka zbuluar prapaskenat në kohën kur ishte pjesë e PSG-së. Nejmari ka thënë se egoja ishte problemi në klubin parisien. Sa i përket marrëdhënies me Mbapenë, ish-lojtari i Barcelonës ka treguar se raporti mes tyre ndryshoi pas ardhjes së Lionel Mesit. Sipas tij, Mbapeja u bë xheloz kur ylli argjentinas mbërriti në PSG.
“Çfarë shkoi keq te PSG-ja? Egoja, Egoja. Mendoj që të kesh ego është mirë, sepse mendon se je më i miri… por duhet ta kuptosh se nuk luan dot futboll i vetëm. Ditët e sotme, nëse nuk të ndihmojnë të gjithë, atëherë është e pamundur të fitosh diçka.
Mbapeja nuk ishte i bezdisshëm. Mendoj se kur erdhi Mesi u bë pak xheloz… Kisha gjërat e mia me të, kishim një zënkë të vogël. Ai ishte një djalë i ri që në fillim ishte çelësi. Unë i thërrisja ‘djali i artë’, flisja me të bëja shaka me të, i thoja që do të bëhej një nga më të mirët. Gjithmonë e kam ndihmuar. Gjithmonë bisedoja me të. Kur Leo erdhi, ai u bë pak xheloz. Nuk donte të më ndante me asnjë (qesh). Kështu nisën sherret, nga ndryshimi i sjelljes”, ka thënë Nejmari./Sport Ekspres/