Mario Mitaj ka qenë një nga zbulimet më të bukura të Silvinjos. Mbrojtësi shqiptar ka shkëlqyer në krahun e majtë. Pavarëaisht moshës fare të re, Mitaj fakte një siguri që rrallë e gjen edhe te lojtarët me përvojë. Në tryezën e Lokomotivës së Moskës ka mbërritur edhe oferta e parë për 20-vjeçarin.
Mediat ruse bëjnë me dije se Dinamo e Zagrebit dëshiron të transferojë mbrojtësin e krahut të majtë. Gjigantët kroatë kanë propozuar huazimin e tij për 500 mijë euro dhe blerjen përfundimtare për 3 milionë euro në qershor. Por Lokomotiva e Moskës ka refuzuar këtë ofertë, pasi nuk dëshiron ta shesë Mitajn pa 7 milionë euro./Halit Delibashi-Sport Ekspres/