Laçi 0–1 Elbasani (Shabani autogol 37′)
Elbasani ka arritur që të fitojë në shifrat 1-0 ndaj Laçit në transfertë. Një fitore e madhe për Elbasanin, në një transfertë të vështirë, por autogoli i Shabanit vendosi historinë e takimit. Një gabim në minutën e 37 rezultoi fatal për kurbinasit. Pas një goditje këndi në favor të Elbasanit, një rrëmujë në zonë dhe Shabani devijon topin gabimisht në portën e tij. Kështu përfundoi pjesa e parë, teksa në minutën e 48, Laci kishte një rast të pastër shënimi me Mjakin.
Ky i fundit shërbeu në zonë, por askush nuk arriti dot që të përfitonte dhe ndëshkonte portierin kundërshtar. Pas kësaj fitore, Elbasani vazhdon që të ushtrojë presion të madh te Partizani, duke iu afruar me 4 pikë. Elbasani ka një ndeshje më shumë të zhvilluar, por me këtë distancë, të kuqtë e rrezikojnë shumë Final Four nga Elbasani. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/