Mbrëmë u zyrtarizua te Real Madridi! Mbape tregon respekt të madh për Modric, nuk i prek numrin e fanellës

Në fund të sezonit, Mbappe vendosi të largohej nga PSG në fund të kontratës së tij dhe që atëherë ishte e qartë se francezi do të vazhdonte karrierën në Real Madrid. Mbrëmë mbretërit zyrtarizuan ardhjen e Mbappes dhe lajmi se ky sulmues nënshkroi te Reali shkaktoi entuziazëm te tifozët dhe faqja e klubit u rrëzua kur mbërriti konfirmimi zyrtar.

Tashmë dihet se Mbappe sezonin e ardhshëm do të mbajë numrin nëntë në fanellën e tij dhe verën e ardhshme pritet të marrë numrin dhjetë, i cili është i preferuari i tij dhe që e mban në kombëtaren franceze. Është e qartë se “dhjeta” te Reali është i zënë prej një viti dhe i takon Luka Modric, i cili ende nuk ka ndërmend të largohet nga klubi dhe së shpejti pritet të konfirmohet se kroati ka vazhduar kontratën edhe për një vit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/