Mbrojtësi i Italisë humb Europianin për shkak dëmtimi, largimi i tretë nga Kombëtarja axurre

Kombëtarja italiane e futbollit ka humbur një tjetër lojtar përpara fillimit të Kampionatit Europian Gjermani 2024. Di Lorenco u largua nga grumbullimi për arsye familjare, ndërsa Açerbi humbi Europianin për arsye dëmtimi. Fatin e mbrojtësit të Interit e pati edhe Skalvini.

Futbollisti i Atalantës u largua i dëmtuar nga fusha në përballjen e sotme kundër Fiorentinës. Skalvini këputi ligamentin krucial të gjurit të majtë dhe pritet që të kthehet në fushë në muajin janar. Një tjetër mungesë e rëndësishme për Italinë, që ka nisur të humbë pjesët në prag të sfidës kundër Shqipërisë në EURO 2024./Halit Delibashi-Sport Ekspres/