Sot është duke u zhvilluar java e fundit e Superiores, teksa pak minuta më parë janë mbyllur edhe pjesët e para. Finalja e madhe e Europës, Partizani-Elbasani është mbyllur në shifrat 1-0 për 45 minutat e para. Pas një aksioni të ndjekur shumë bukur nga Keko që fitoi i vetëm në saj të këmbënguljes së tij një goditje këndi, Preka do të realizonte bukur me kokë për t’i dhënë golin e avantazhit Partizanit që në rast se e mban këtë rezultat, shkon në Europë dhe lë Elbasanin pas vetes.
Një tjetër ekip po buzëqesh dhe këtë herë bëhet fjalë për Tiranën. Bardheblutë po kryesojnë 0-1 ndaj Dinamos dhe me këtë gol, do të shpëtonin për të shkuar në Play Out. Ndërkohë në tre takimet e tjera, kemi një barazim 1-1 për të gjitha skuadrat për ta nisur nga ajo finale mbijetese Skënderbeu-Bylis, te Vllaznia-Laci dhe Teuta-Egnatia. /Sport Ekspres/
Partizani-Elbasani 1-0 Preka 45’
Dinamo-Tirana 0-1 (Rafael 29′)
Skënderbeu-Bylis 1-1 (Bsimark 14′ / Mustafa 10′)
Vllaznia-Laçi 1-1 (Balaj 23′ / Bibo 16′)
Teuta-Egnatia 1-1 (Kapllani 7′ / Jahaja 23′)