Kukësi dhe Dinamo janë përballur sot në një ndeshje ku dy ekipet kishin objektiva të ndryshme. Verilindorët kërkonin tre pikët për t’u futur në vallen e sigurimit të mbijetesës, ndërsa dinamovitët për Final Four.
Në fund, skuadrat nuk kanë marrë më shumë se një barazim 1-1, rezultat që nuk i shërben askujt. Goli i parë i takimit u realizua nga Salami në minutën e 69, që kaloi bukur portierin kundërshtar. Vetëm pesë minuta më vonë Tahiri do të sillte baraspeshën dhe do të vendoste barazimin në këtë takim. /Sport Ekspres/