Conceicao ka marrë drejtimin e Milanit në një mënyrë shumë të çuditshme dhe tërësisht të pazakontë për një ekip të nivelit të lartë profesional. Në mes të ndeshjes me Romën, u mësua se ky do të ishte trajneri i ri i kuqezinjëve dhe se Fonseca ishte shkarkuar.
Ndërkohë përpara ndeshjes me Juventusin në gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë, atje ku pritej edhe debutimi i Conceicaos, është mësuar një lajm i keq. Trajneri i ri i Milanit po kalon një situatë gripale dhe siç e pranoi vetë në konferencën për shtyp, ka pasur temperaturë të lartë, 39. Conceicao do të bëj gjithçka për të qenë në stol kundër Juventusit, por nëse nuk ia del, në stol do të ulen një nga dy ndihmësit e tij, Joao Costa ose Sirmana Dembele. /Sport Ekspres/