Armando Broja la pas shqetësimet fizike dhe në ato pak minuta që Pochettino i besoi kundër Manchester City-t arriti që të fitonte një 11 metërsh. Një penallti që rezultoi vendimtare, pasi u shndërrua në gol nga Palmeri. Në një intervistë për “The secret scout”, Broja ka treguar me detaje mënyrën se si e fitoi këtë 11 metërsh.
“Pashë Nico-n (Jackson-in) që po vraponte dhe tërhoqi edhe qendërmbrojtësin më vete. Krijoi një hapësirë të madhe pas dhe Ëalker-i ishte shumë larg. Nëse Raz (Sterlingu) do të më pasonte, atëherë thuajse do të isha një për një me portierin. Me cep të syrit kisha ndjesinë se Ruben Diasi po fluturonte drejt meje. Unë qartësisht doja që të kontrolloja (topin) dhe të gjuaja. Ky ishte mendimi im fillestar. Por më pas thashë: ‘Po e lë atë të rrëshqasë dhe më pas do të nxjerr topin djathtas dhe do të gjuaj’. Por ai më goditi edhe këmbën, gjë që nuk ishte mirë. Por më pas fitova penalltinë, çfarë ishte mirë”, ka shpjeguar Armando Broja./Halit Delibashi-Sport Ekspres/