Me fatin kundër, erdhi koha për t’u larguar! Egnatia ndan rrugët me sulmuesin, e mbyll pas Europës

Mario Gjata nuk do të jetë më pjesë e Egnatias. Sulmuesi kishte edhe fatin kundër, teksa i mbërritur në Rrogozhinë në janarin e këtij viti, Gjata nuk arriti dot që të linte gjurmë edhe për shkak të një dëmtimi të pësuar.

Hapësirat ishin të pakëta për të edhe në Europë, ndërsa menjëherë pas mbylljes së kësaj aventure, u zgjodh ndarja e rrugëve. Nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale, Gjata ka falënderuar Egnatian për mundësinë e dhënë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/