“Më kanë kërcënuar”! Tha se nëse i mund Drita do lënë futbollin, presidenti i Steuas: Do iki në Kosovë me 20 truproja

Gigi Becali njihet si presidenti më kontrovers me deklaratat e bëra në gjithë Europën. Njeriu i parë i Steauas merr gjithmonë vëmendje me deklaratat e bëra dhe një tjetër deklaratë e pazakontë erdhi pasi Shkëndija e eleminoi nga Champions League. “Tani luajmë me Dritën, po nuk fituam edhe aty, do heqim dorë nga futbolli. Do të luajmë me ekipin më të dobët, më të dobët se Drita në këto kualifikuese nuk ka”.

Becali ka vazhduar me një tjetër deklaratë anormale teksa ka konfirmuar praninë e tij në Kosovë, por në një variant tjetër. “Do të shkoj në Prishtinë me 20 truproja. Dëgjova kërcënime të ndryshme, kështu më thanë se atje ka dhunë. Nuk dua t’i fyej, por më mirë kështu”, tha Becali. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/