Feta Fetai është elementi më i ri që i është bashkuar kuqezinjve. Mesfushori i talentuar ka debutuar me ekipin U21 të Shqipërisë, duke lënë një shije të mirë për atë çka ofroi në fushën e lojës. Fetai, 18-vjeçar, ka dhënë një intervistë për “A2 CNN”, ku ka rrëfyer emocionet e para që ndjeu ku menaxheri e njoftoi se e kërkonte Shqipëria. Gjithashtu, ai ka folur edhe për krahasimin e tij me Luka Modriçin. Sipas tij përpos ngjashmërive nga pamja e jashtme, ka edhe disa karakteristika loje të ngjashme me yllin kroat.
“Ditën e parë kur më thirri menaxheri dhe më tregoi për Shqipërinë, ishte një ndjenjë shumë e mirë. Nuk e kisha pritur që do të më thërriste Shqipëria. Kur më erdhi ftesa nuk e mendova dy herë dhe e pranova. Isha pas stërvitjes dhe më telefonoi menaxheri. Menjëherë i tregova familjes. Kur e dësgjuan për ftesën, ata u gëzuan shumë. Më thanë që duhet ta vendosja unë. Kam luajtur edhe për Republikën e Maqedonisë, por besoja se ndoshta do ta kisha ftesën nga Kombëtarja e Shqipërisë. Kisha interesim edhe nga ana e Kroacisë që të përfaqësoja Kroacinë. Kur erdhi ftesa nga Kombëtarja shqiptare, vendosa të luaja për Shqipërinë.
Krahasimi me Modriçin? Ma thonë shumë, familjarët dhe shokët. Edhe gazetat kanë shkruar. Ai është lojtar top klas. Mendoj që pamja, vizioni që kemi, vrapimi që bëj në lojë, lu.fta… disa karakteristika bashkohen. Por ai është një nivel shumë herë më lartë”, ka thënë Feta Fetai./Halit Delibashi-Sport Ekspres/