Arbër Hoxha i ka dhënë Dinamos së Zagrebit një fitore mbjaft të rëndësishme mbrëmjen e sotme. Anësori shqiptar shënoi golin e fitores kundër Rijekës në minutën e 89. Falë këtyre tre pikëve, Dinamoja shkëputet në +4 pikë nga Rijeka, duke shkuar pranë titullit kampion.
Tomislav Ivkoviçi ka vlerësuar paraqitjen e futbollistit të afruar së fundmi në Kombëtare nga Silvinjo. Ish-lojtari kroat ka thënë në studion e “HRT”-së se Hoxha mund t’i ketë sjellë Dinamos së Zagrebit miliona euro me këtë ndeshje vendimtare për titullin kampion.
“Hoxha ishte edhe një herë xhelati i Rijekës. Ai nuk ka luajtur kohët e fundit. E kemi kritikuar shumë, por me ndeshjen e sotme mund t’i ketë sjellë Dinamos shumë miliona euro”, ka deklaruar Tomislav Ivkoviçi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/