Trajneri i Dortmund, Terzic është disi më i përfoluri kur flitet për “mrekullinë e Ligës së Kampionëve” të këtij viti, por meritë të madhe kanë edhe lojtarët që bënë një punë të pabesueshme. Mes tyre është edhe mesfushori me përvojë Emre Can, i cili quhet “rosa e shëmtuar e Champions League”. Kapiteni i Borussia erdhi në Dortmund në vitin 2020, dhe më parë ka luajtur për Juventus, Liverpool, Bayern. Futbollisti me origjinë turke mori shumë kritika gjatë qëndrimit të tij në Borussia dhe ai vetë pranoi se ndihet shumë më i vlerësuar larg Gjermania.
“Unë kam një status krejtësisht të ndryshëm jashtë vendit. Për shembull, në Angli. Nuk e di pse. Ndoshta atje më shumë respektojnë arritjet e mia ose më vlerësojnë më shumë si lojtar. Në Gjermani gjithmonë jam kritikuar më shumë. Unë e di që nuk kam luajtur futbollin tim më të mirë në Dortmund.
Ajo që ndjej sot është diçka joreale, ia dolëm, mendoj se e merituam të arrijmë në finale, u përballëm me këtë skuadër të PSG-së që investon kaq shumë forcë dhe ia dolëm dy herë, falë punës në grup dhe me pak fat më ndihmoi. Jam krenar për ekipin, stafin stërvitor dhe gjithë klubin. Ka kaq shumë njerëz që thonë gjithmonë se nuk jam aq i mirë. Tani duhet të heshtin dhe të më shikojnë në finale”, tha futbollisti i Dortmundit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/