Përballja me Anglinë ishte tema e diskutimit në emisionin “Max Sport” në “Euronews Albania”. Gazetari Altin Sulçe ka mbetur i mahnitur nga ndërhyrja vendimtare e Gjimshitit në goditjen e Kejnit, të cilën e konsideroi si ndërhyrjen më të mirë të viteve të fundit. Nga ana tjetër prezantuesi i emisionit ka shprehur pakënaqësinë e tij me repartin e mesfushës.
“Si e kapi atë top atje?!! Uauu… Ishte fantastike fare. Ajo ishte ndërhyrja e 5 viteve të fundit. S’kisha parë të tillë ndërhyrje. Megjithatë, unë prisja më shumë nga mesfushorët. Unë prisja më shumë nga Asllani. Unë prisja më shumë nga Laçi. Prisja më shumë nga Asani. Të tre këta lojtarë mua më mërzitën. Nga ana tjetër, po si nuk e mori një herë topin Bajrami. Si ka mundësi? Unë kur luan Kombëtarja mërzitem, sepse ne kërkojmë të marrim më shumë nga ekipi kombëtar”, ka thënë Altin Sulçja./Sport Ekspres/