Edon Zhegrova është lojtari i momentit te Lila. Futbollisti shqiptar ka rrëmbyer zemrat e tifozëve të klubit francez, të cilt nuk ngurojnë që të shprehin mbështetjen e tyre edhe duke shpalosur flamuj të Kosovës e të Shqipërisë në tribuna. Në një intervistë të dhënë për emisionin “Sport show” në “Klan Kosova”, Zhegrova ka rrëfyer krenarinë që ndjen për një fakt të tillë, si dhe ngacmimët që i bëjnë shokët e skuadrës.
“Është një ndjenjë e veçantë kur i shoh francezët në çdo ndeshje me 5-6 flamuj të Kosovës. Shpesh lojtarët e Lilës më ngacmojnë dhe më thonë: “E ke sjellë të gjithë familjen me flamuj”. Por në fakt ata janë francezë dhe kjo më bën të ndihem shumë mirë dhe krenar që ata e prezantojnë flamurin e shtetit tim në Francë, në vendin e tyre. Kjo më bën shumë të motivuar përpara ndeshjes”, është shprehur Edon Zhegrova./Sport Ekspres/