Mario Mitaj është padyshim një nga lojtarët më të spikatur të Shqipërisë nën drejtimin e Silvinjos. Vetëm 20 vjeç, por në fushën e lojës duket si të ketë një jetë që luan për kuqezinjtë. I lindur në Greqi me prindër shqiptarë, Mitaj nuk kishte mëdyshje për Kombëtaren që do të përfaqësonte. Ai e thotë hapur në një intervistë për “Gazzetta.gr” se e dinte që dëshira e tij ishte Shqipëria. Sa i përket dëshirave të tij për të ardhmen, Mario Mitaj ka thënë se kampionati që i përshtatet më shumë është La Liga dhe se ëndërron që një ditë të luajë me Barcelonën.
“Ekipi im i preferuar është Barcelona. ??Nëse do të luaj ndonjëherë për të do të ishte një ëndërr e realizuar. Mendoj se La Liga më përshtatet më shumë si ligë, por nuk i bën keq asnjë lojtari të konkurrojë si në Itali, ashtu edhe në Gjermani. Mendoj se pas dy vitesh në Rusi kam marrë përvojat që doja. Unë jam gati të bëj hapin tjetër nga atje dhe më gjerë, kjo varet edhe nga skuadrat që më shikojnë”
A e kam menduar të luaj në kombëtaren greke? Në kombëtaret e vogla kam shkuar edhe në kombëtaren e Greqisë dhe atë të Shqipërisë. Kur firmosa kontratën time të parë me AEK-un e dija që doja të luaja për Shqipërinë”, ka thënë Mario Mitaj./Sport Ekspres/