Berat Gjimshiti vazhdon që të tregojë profesionalizmin e madh te Atalanta. Mbrojtësi shqiptar nuk ka asnjë lëkundje sa i përket nivelit, duke mbajtur formën e lartë për një kohë të gjatë. Një tjetër statistikë interesante vjen nga ekipi i Bergamos.
Sipas tyre, Gjimshiti është lojtari që ka rikuperuar më shumë topa te Atalanta për muajin nëntor. Mbrojtësi del me 19 rikuperime të topit, më shumë se çdo lojtar tjetër te Atalanta dhe duke treguar diferencën mbi të tjerët. /Sport Ekspres/