Redi Jupi ishte i ftuar në emisionin “Procesi Sportiv” ku u diskutua për zgjerimin e listës së Shqipërisë në EURO24. Jupi tregoi edhe një diskutim të bërë ku vendosej në dyshim prezenca e Uzunit mes 23 lojtarëve, që tregon se pavarësisht golave të shënuara te Granada, nuk është ndër më të preferuarit në Kombëtare.
“Daku, Uzuni dhe Manaj, këta do të ishin tre lojtarët shtesë për mua që do t’i fusja në listë. Po flas për listën e lojtarëve të miqësoreve të fundit, po bazohem aty, që nuk ishin në ndeshjet e fundit. Për Uzunin kishte një diskutim, unë po bisedoja me dikë dhe unë e fusja te titullarët, dhe njëri prej tyre më tha: “Ai mund të mos jetë në 23, ti thua te titullarët”. Bëra një diskutim teknik me dikë, pavarësisht formës së tij te Granada, por nuk ka qenë i preferuar për Silvinon”, tha Jupi. /Sport Ekspres/