Me tre apo me zero trofe, për Interin nuk ka rëndësi! Inzagi do të zgjasë kontratën me Interin

Simone Inzagi i ka bindur drejtuesit e Interit për të qendruar në stol të paktën deri në vitin 2027. Sipas “La Gazzetta dello Sport”-it, klubi zikaltër është i gatshëm të zgjasë kontratën e trajnerit deri në vitin 2027. Inzagi do të përfitojë një shifër prej 7 milionë eurosh në vit.

Gjithashtu, si opsion do të jetë edhe zgjatja e marrëveshjes deri në vitin 2028. Te Interi duken të kënaqur me punën e Inzagit dhe kontrata do të jetë në zyrën e tij për t’u firmosur, pavarësisht nëse zikaltrit e përfundojnë sezonin me 3, 2, apo me 0 trofe të fituar./Sport Ekspres/