“Më vjen keq për Southgate-n”, Fodeni e sheh problemin e Anglisë te lojtarët: Ndihem sikur e kemi ne fajin, trajneri ka thotë të tjera gjëra në stërvitje

Anglia ka zhgënjyer në këtë Europian dhe fatura e fajit ka shkuar e gjitha për Gareth Southgate-n. Trajneri i “tre luanëve” ka qenë në qendër të kritikave së fundmi për zgjedhjet e bëra në formacion dhe për mënyrën e lojës. Por Phil Fodeni e sheh problemin te vetë lojtarët. Ai ka thënë në konferencë për shtyp se i vjen keq për Southgate-n, pasi në stërvitje ka përgatitur një tjetër mënyrë loje nga ajo e zhvilluar në fushë.

“Më vjen keq për Southgate-n. Në stërvitje ka na thënë që duhet të jemi lart në fushë dhe ndonjëherë ndihem sikur duhet të vijë nga lojtarët. Duhet të jemi lidera. Ne mund të bashkoheshim pak më shumë gjatë ndeshjeve dhe të gjenim një zgjidhje. Kështu që, po, kemi folur më shumë rreth kësaj”, ka thënë Phil Fodeni./Halit Delibashi-Sport Ekspres/