Një ndeshje fantastike do të prodhojë Europiani i 2024, që do të jetë si një finale e parakohshme, Spanjë-Gjermani. Të dy Kombëtaret do të masin forcën e tyre në çerekfinale, ndërsa janë mes të paktëve pretendenteve që nuk kanë rrëshkitur shumë në këtë Europian, përtej luhatjeve që kishte Gjermania në fazën e grupeve.
Por në Gjermani janë shumë të frikësuar për potencialin e madh të Spanjës dhe jo aq shumë për atë fitore kundër Gjeorgjisë sa për fitoren e arritur ndaj Shqipërisë me ekipin e dytë. Një prej mediave të Gjermanisë shkruan: “Tifozët e Gjermanisë janë dridhur dhe janë ndierë të sëmurë kur panë Shqipëri-Spanjë. Disa njerëz dyshuan se konkurrenca u prish kur panë formacionet zyrtare te ajo ndeshje, por kritikët heshtën shpejt. Edhe pse Shqipëria kishte nevojë për një fitore, Spanja tregoi dominim të plot në pjesën e parë.
Pas pushimit ata patën probleme në mbrojtje pas sulmeve të Shqipërisë, por vazhduan të bënin magji nëpërmjet pasimeve, trukeve me taka dhe gjithçkaje tjetër. Shumë tifozë gjermanë duhet të jenë ndierë jo mirë kur panë ekipin e dytë të Spanjës”, shkruan media gjermane si për të thënë se kjo Kombëtare është e kompletuar dhe ka edhe një ekip të dytë të frikshëm. /Sport Ekspres/