Kristjan Asllani është duke gjetur minuta aktivizimi te Torino duke e nisur gjithmonë si titullar dhe kulmin e tij e arriti në fitoren ndaj Napolit, 1-0. Megjithatë për shkak të kohës së gjatë të qëndruar në stol më herët, Asllani nuk po e kap dot ende ritmin për të bërë disa ndeshje të mira te Torino. Pas një apo dy ndeshjeve të mira, vjen gjithmonë një poshtë ritmit të duhur, duke i munguar vazhdueshmëria.
Media pranë Torinos, TorinoGranata, e ka vlerësuar Asllanin si më të dobëtin e ndeshjes, nota 4.5. “Nuk bëri asgjë të mirë, duke filluar me golin që ia la Genoas. Po si mund të ekzekutosh një goditje nga këndi kaq keq? U përpoq të ndërhynte në krosin e Ekhatorit, por përfundoi duke i shërbyer Thorsbyt golin e parë. Bëri disa gabime nga goditjet standarte”. Ndërkohë edhe vlerësimi për Ismajlin, i futur në fushë duke zëvendësuar Asllanin, ishte po kaq i ulët, me notën 5.5. “Luftoi shumë, por dukej si “peshku pa ujë”. /Sport Ekspres/